Victoria Beckham është rikthyer në Instagram vetëm pak orë pas deklaratave të forta të djalit të saj, Brooklyn Beckham, që ndezën debat mbi tensionet brenda familjes. Në vend të një reagimi ndaj akuzave, ish-Spice Girl publikoi një urim për ditëlindjen e shoqes së saj, Emma Bunton (Baby Spice), gjë që u interpretua si një heshtje e qëllimshme.
Ndërkohë, David Beckham ka folur për fuqinë dhe rreziqet e mediave sociale në një paraqitje në CNBC, duke theksuar se ato duhet përdorur për arsye të duhura dhe se fëmijët duhet të lejohen të mësojnë nga gabimet e tyre.
Victoria nuk ka komentuar publikisht mbi akuzat e Brooklyn-it, i cili pretendoi se ajo kishte vepruar “në mënyrë të pahijshme” gjatë dasmës së tij me Nicola Peltz në vitin 2022. Raportet mediatike përmendin gjithashtu tensione të vazhdueshme mes familjes Beckham dhe nuses së tyre, përfshirë çështje rreth fustanit të nusërisë dhe përdorimit të mbiemrit Beckham.