Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim për disa vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, kryesisht të përqëndruara në zonën jugore dhe juglindore. Acar i fortë në orët e mëngjesit. Era do të fryjë nga veriu dhe lindja me shpejtësi prej 10-33 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -9 deri në -6°C, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 4°C. /MeteoKosova/