Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Inflacioni në Kosovë arrin 5.3% në dhjetor, rriten çmimet e energjisë dhe ushqimit

Vendi  |  12.01.2026 Ora 13:30   

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka shënuar rritje mujore prej 0.7 për qind në dhjetor 2025, krahasuar me muajin nëntor. Ndërkohë, norma vjetore e inflacionit ka arritur në 5.3 për qind, në krahasim me dhjetorin e vitit 2024.

Rritja mujore e çmimeve është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i energjisë elektrike (8.7%), biletave të fluturimeve (8.4%), lëndëve djegëse të ngurta si druri i zjarrit dhe peleti (3.0%), perimeve (2.9%) si dhe transportit rrugor (2.2%). Rritje është shënuar edhe te veshja, mishi, produktet e qumështit dhe mallrat për mirëmbajtjen e ekonomisë shtëpiake. Në të kundërtën, rënie mujore e çmimeve është regjistruar vetëm te karburantet dhe lubrifikantët për transport personal (-1.3%).

Në krahasim vjetor, inflacioni prej 5.3 për qind është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të pemëve (19.0%), energjisë elektrike (18.3%), mishit (14.4%), shërbimeve të transportit personal dhe pushimeve të organizuara (13.5%). Edhe në këtë periudhë, rënie është shënuar vetëm te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-1.7%).

Ndërkaq, të dhënat vjetore tregojnë se IHÇK për vitin 2025 ka qenë mesatarisht 3.9 për qind më i lartë krahasuar me vitin 2024, me rritje të theksuar të çmimeve të kafesë, çajit, kakaos, energjisë elektrike, mishit dhe shërbimeve hoteliere, ndërsa rënie vjetore është regjistruar te karburantet (-4.6%).

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing