Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Malisheva hap afatin për raportimin e dëmeve nga reshjet dhe vërshimet

Vendi  |  12.01.2026 Ora 13:23   

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës ka njoftuar qytetarët, si dhe personat fizikë dhe juridikë, që kanë pësuar dëme nga reshjet atmosferike dhe vërshimet, se mund të paraqesin kërkesat për vlerësimin e dëmeve.

Sipas njoftimit zyrtar, dëmet duhet të raportohen pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore, ndërsa formularët përkatës plotësohen në zyrën e pritjes në objektin e ri të Komunës së Malishevës.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 16 janar 2026, deri në ora 16:00.
Autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve të prekur që të respektojnë këtë afat, në mënyrë që procesi i vlerësimit dhe trajtimit të dëmeve të zhvillohet në kohë dhe pa vonesa.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing