Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, pritet të përballet me vendime të vështira në përzgjedhjen e skuadrës për Kupën e Botës 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada, teksa konkurrenca për vendet në ekip është rritur ndjeshëm.
Një nga emrat në pikëpyetje është mbrojtësi i Real Madridit, Dean Huijsen, i cili ka qenë pjesë e rregullt e kombëtares muajt e fundit. Sipas Marca, forma e tij ka rënë për shkak të dëmtimeve dhe disa gabimeve të bëra këtë sezon nën drejtimin e Xabi Alonsos.
Situata e Huijsen ndërlikohet edhe më shumë nga rikthimi i Aymeric Laporte në futbollin spanjoll, i cili tashmë është kthyer te Athletic Bilbao dhe shihet si një opsion serioz për mbrojtjen qendrore të “Furia Roja”.
Me afrimin e Botërorit, konkurrenca për një vend në listën përfundimtare pritet të jetë më e fortë se kurrë.