Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dhimbja e kokës ngadalëson gjithë organizmin dhe shpesh kërkon një zgjidhje të shpejtë. Shumë njerëz merren menjëherë me paracetamol, por në disa raste një filxhan kafe mund të bëjë punë.
Aftësitë e kafesë për të lehtësuar dhimbjen e kokës burojnë nga kafeina. Gjatë dhimbjes, trupi çliron adenosinën, një substancë që zgjeron enët e gjakut dhe shkakton inflamacion. Kafeina e pengon këtë proces dhe ngushton enët, duke reduktuar dhimbjen. Një efekt tjetër i kafeinës është se ndihmon trupin të përthithë më shpejt medikamentet kundër dhimbjes, prandaj shumë ilaçe antiinflamatore përmbajnë kafeinë.
Dhimbjet e kokës mund të vijnë nga sinusiteti, alergjitë, të ftohurat apo edhe migrena. Ekspertët thonë se kafeina mund të ndihmojë në shumicën e këtyre rasteve, por mbetet një zgjidhje afatshkurtër, që nuk shëron shkakun e dhimbjes.
Kujdes me sasinë e kafeinës!
Kafeina mund të krijojë varësi. Konsumimi i tepruar, mbi pesë filxhanë kafe në ditë për periudha të gjata, mund të bëjë që trupi të varroset prej saj. Lënia e kafesë më pas mund të sjellë:
Dhimbje koke
Lodhje dhe plogështi
Acarim
Ankth
Të përziera
Përveç kafesë, burime të tjera të kafeinës janë çokollata, çaji dhe kakaoja. Përdorimi i moderuar mund të sjellë përfitime, por gjithmonë pa e tepruar.