Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Zootopia 2” rikthehet më 26 nëntor - pritet të dominojë arkën filmike

Film  |  07.11.2025 Ora 8:44   
Pas pothuajse nëntë vjetësh nga suksesi i madh i filmit të parë, Disney po rikthen aventurën animuar “Zootopia 2”, që do të dalë në kinema më 26 nëntor 2025, një ditë para Ditës së Falënderimeve.

Sipas The Hollywood Reporter, pritet që filmi të arkëtojë rreth 125 milionë dollarë në fundjavën e gjatë të premierës. Krahasuar me filmin e parë, që debutoi me 75 milionë dollarë në mars të vitit 2016, kjo shifër tregon për një interes të madh të publikut.

Aktorët origjinalë si Jason Bateman, Ginnifer Goodwin dhe Shakira rikthehen në vazhdim, ndërsa historinë këtë herë do ta udhëheqin Judy Hopps dhe Nick Wilde në përballje me një gjarpër të rrezikshëm, Gary De'Snake.
Kënga “Zoo” e Shakirës tashmë është nominuar për “Best Song – Animated Film” në Hollywood Music in Media Awards.

“Zootopia 2” pritet të jetë një nga filmat më të mëdhenj të nëntorit, përkrah “Wicked: For Good” dhe “Predator: Badlands”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing