Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
David Fincher po sjell sekuencën e shumëpritur të “Once Upon a Time in Hollywood”, me titull The Adventures of Cliff Booth. Brad Pitt rikthehet në rolin e tij të Oscar-fitues si kaskadieri Cliff Booth, ndërsa Leonardo DiCaprio do të rikthehet si Rick Dalton në disa pjesë të filmit.
Filmi ndjek jetën e Booth tetë vjet pas ngjarjeve të filmit të parë dhe përfshin një kast ndërkombëtar, përfshirë Timothy Olyphant, Elizabeth Debicki dhe Yahya Abdul-Mateen II. Tarantino ka shkruar skriptin, ndërsa David Fincher është në regjisor.
Netflix do ta shfaqë fillimisht në kinema për një kohë të shkurtër, duke synuar nominime për Oscar dhe sukses teatror, me një buxhet prej 200 milionë dollarësh, duke e bërë këtë projekt një nga më ambiciozet e vitit.