Këngëtarja Britney Spears ka ndarë një mesazh shqetësues në Instagram, duke pretenduar se ka pësuar “dëmtim të trurit” si pasojë e periudhës së saj nën kujdestari.
Ajo kujtoi një përvojë traumatike kur një roje sigurie qëndroi te dera e saj për katër muaj, duke thënë se ajo periudhë “shkatërroi logjikën dhe lidhjen me trupin” dhe se nuk kishte mundur të kërcejë për pesë muaj.
Spears, e cila iu rikthye lirisë pas përfundimit të kujdestarisë 13-vjeçare në vitin 2021, krahasoi përvojën e saj me personazhin e Maleficent në filmin e Disney-t, duke thënë se ndihet sikur “i janë marrë krahët”.
Në fund, ajo la të kuptohet edhe për një reagim ndaj deklaratave të ish-bashkëshortit të saj Kevin Federline, i cili ka përmendur marrëdhënien e saj me djemtë në librin e tij të ri