Beyoncé ka udhëhequr yjet që kanë nderuar ikonën e R&B-së D’Angelo, i cili ndërroi jetë të martën.
Në një mesazh prekës, ajo shkroi: “Të falënderojmë për muzikën tënde të bukur, zërin, talentin dhe artin tënd. Ti ishe pionieri i neo-soul-it dhe e ndryshove përgjithmonë R&B-në. Nuk do të të harrojmë kurrë.”
Missy Elliott u kërkoi fansave të luten për djalin e artistit, Michael Archer Jr., i cili këtë vit humbi edhe nënën, Angie Stone.
Ndërsa Jamie Foxx e përshëndeti me dhimbje në Instagram: “Zoti nuk bën gabime, por kjo dhemb shumë. Kam qenë gjithmonë në admirim për stilin dhe talentin tënd të jashtëzakonshëm. Pusho në paqe, mik.”