Kylie Jenner ka bërë debutimin e saj muzikor me publikimin e këngës “Fourth Strike”, një bashkëpunim me duon nga Los Angeles, Terror Jr. Kënga u publikua të hënën mbrëma në kanalin zyrtar të YouTube-it të Kylies, duke shënuar rikthimin e periudhës së saj të famshme “King Kylie”.
Më herët gjatë ditës, 28-vjeçarja kishte ngacmuar fansat duke ndarë kopertinën e këngës në Instagram. Në këtë këngë me ritëm të mesëm R&B, dëgjohen vokalet e saj të buta në strofën e tretë:
“One strike, two strike, let me get the mood right... I just wanna tell you I’m sorry.”
Më pas ajo vazhdon:
“Touch me, baby, tell me I’m your baby / Write your name all over my body / Cross the line, I might do it again / Do it on purpose just to see how it ends.”
Në fund të këngës, dëgjohet gjithashtu duke pëshpëritur frazën “King Kylie”, si një referencë ndaj alter-egos së saj të dikurshme.
Reagimet nga fansat kanë qenë të përziera: disa e kanë përgëzuar për hapin e ri, ndërsa të tjerë kanë qenë më kritikë. Një përdorues i X shkroi: “Sa turp, King AutoTune,”.
Rikthimi i “King Kylie” ka ardhur në të njëjtën kohë me rilanësimin e disa produkteve ikonike të Kylie Cosmetics nga periudha e saj e vitit 2014.