Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Famke Janssen i bashkohet filmit post-apokaliptik “One Second After”

Film  |  16.09.2025 Ora 8:11   

Aktorja e njohur Famke Janssen, e famshme për rolin e Jean Grey në serinë X-Men dhe për paraqitjen në filmin James Bond “GoldenEye”, është përzgjedhur për rolin kryesor femëror në adaptimin kinematografik të romanit “One Second After” nga William R. Forstchen.

Romani i vitit 2009, që u rendit në listën e “The New York Times” si një nga bestsellerët e fiction, trajton jetën në SHBA pas një sulmi elektromagnetik që shkatërron të gjitha pajisjet elektronike.

Filmi do të drejtohet nga Scott Rogers, i njohur si koordinator i skenave të aksionit në “John Wick: Chapter 4”, ndërsa skenari është shkruar nga J. Michael Straczynski. Protagonistin do ta luajë Josh Holloway (“Lost”, “Yellowstone”), ndërsa Janssen do të interpretojë kryetaren e bashkisë Kate Lindsey, që ngrihet në pushtet mes krizës. Në kast janë edhe Hannah John-Kamen nga “Thunderbolts”.

“One Second After” pritet të sjellë një qasje më të fokusuar ndaj temës së mbijetesës pa energji elektrike, ndryshe nga seriali i mëparshëm “Revolution”, duke e vendosur historinë tek një komunitet i vetëm dhe duke theksuar rolet e fuqishme të aktorëve kryesorë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing