Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Marrëveshja, e paralajmëruar fillimisht në korrik, parashikon që Japonia të investojë 550 miliardë dollarë në projekte amerikane, si dhe të rrisë gradualisht hapjen e tregut të saj për produktet amerikane, përfshirë makinat dhe orizin.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Tokio është zotuar të blejë rreth 8 miliardë dollarë produkte amerikane në vit, ndërsa do të rritë me 75% blerjen e orizit të prodhuar në SHBA, një lëshim që Japonia e kishte refuzuar më herët për të mbrojtur fermerët vendas.
Trump e ka cilësuar marrëveshjen si një “fitore të madhe për të dyja palët”. Në anën tjetër, zyrtarët japonezë e kanë parë si një hap të rëndësishëm për të shmangur përshkallëzimin e luftës tregtare dhe për të siguruar stabilitet ekonomik.
Industria e makinave ka peshë të veçantë për ekonominë japoneze, duke përfaqësuar rreth 20% të eksporteve totale. Ndërkohë, SHBA mbetet tregu kryesor për këto produkte.