Kim Kardashian, 44 vjeçe, po bën namin me produktin e saj më të fundit kontrovers të markës Skims — maskën skulpturuese për fytyrën Seamless Sculpt Face Wrap ($48).
Në një fluturim drejt Koresë, Kim, 44 vjeçe, pozoi në mënyrë glamuroze dhe pak provokuese duke veshur këtë produkt, duke e shndërruar atë në një deklaratë mode. Ajo ishte shoqëruar nga motra Khloé dhe mikesha e saj, La La Anthony.
Me këtë foto në Instagram, Kim duket se po i përgjigjet kritikëve të maskës së saj të formës së fytyrës, duke treguar me krenari se si mund të duket mirë edhe me këtë produkt kontrovers.