Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka vendosur ndalim të përkohshëm për importin e kafshëve të gjalla si gjedhë, dele, dhi dhe derra, si dhe të gjitha produkteve të derrit që vijnë nga Serbia. Ky vendim vjen pas njoftimeve të publikuara në sistemet ADIS dhe WAHIS për përhapjen e sëmundjes Gjuha e Kaltër (BT) dhe Murtajës Afrikane të Derrit (ASF) në territorin serb.
Sipas njoftimit, autoritetet kufitare të Kosovës janë urdhëruar të forcojnë kontrollin në të gjitha pikat kufitare për të parandaluar hyrjen e këtyre produkteve dhe kafshëve. Kontroll i veçantë do të ushtrohet edhe në bagazhet e udhëtarëve, ku nuk lejohet asnjë produkt me origjinë derri që vjen nga Serbia, qoftë edhe në formë ushqimi gjatë udhëtimit.
AUV thekson se të gjithë qytetarët janë të obliguar të bashkëpunojnë për të parandaluar përhapjen e këtyre sëmundjeve.
Sëmundja Gjuha e Kaltër është një infeksion viral që prek më së shumti delet dhe transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të llojit Culicoides, ndërsa Murtaja Afrikane e Derrit është sëmundje shumë ngjitëse dhe fatale për derrat.