Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Me ardhjen e verës, mushkonjat kthehen në “mysafirët” më të bezdisshëm – dhe ndonjëherë, më të rrezikshëm. Sipas historianit Dr. Timothy C. Winegard, ky insekt i vogël është përgjegjës për shpërndarjen e disa prej sëmundjeve më të rënda në botë si malaria, virusi Zika dhe ethet dengue, duke prekur miliona njerëz çdo vit – veçanërisht në vendet tropikale dhe subtropikale.
Por lajm i mirë është që ne mund të mbrohemi! Ja disa këshilla praktike për ta kaluar verën pa pickime:
Vish rroba të gjata e të hapura me ngjyrë të çelët, pasi mushkonjat joshen nga ngjyrat e errëta.
Përdor sprej mbrojtës (repelent) që përmban DEET ose përbërës natyralë si vaj limoni eukalipt.
Mbyll dritaret në mbrëmje dhe përdor rrjeta në dritare ose rreth shtratit.
Largo ujin e ndenjur në oborr, si në vazo, kovë apo te kapakët e shisheve – është vendi ideal ku ato shumohen.
Shmang parfumin dhe aromat e forta në lëkurë – e po, edhe këmbët e palara janë shumë “tërheqëse” për to!
Qëndro freskët – mushkonjat janë më aktive në zonat e nxehta dhe me lagështi.
Dr. Winegard shton se megjithëse mushkonjat nuk janë problem i përditshëm në vendet si Evropa Qendrore, efektet e tyre në nivel global janë të mëdha dhe të vazhdueshme. Prandaj, edhe kur duket si “veç një pickim”, mbrojtja është gjithmonë ide e mirë!