Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Padia për këngën “Don’t Be Shy” të Karol G dhe Tiesto rrëzohet nga gjykata

Muzikë  |  10.07.2025 Ora 9:30   
Një padi për shkelje të së drejtës së autorit ndaj këngës “Don’t Be Shy” nga Karol G dhe Tiesto është hedhur poshtë nga gjykata.

Kantautori kubano-amerikan Rene Lorente kishte pretenduar se kënga e vitit 2021 ngjasonte me këngën e tij të vitit 1998 “Algo Diferente”, por gjykata e refuzoi padinë, duke kritikuar rëndë ekspertin e tij muzikor si të paaftë dhe të pasaktë.

Gjithashtu, nuk pati prova të mjaftueshme që Karol G apo DJ Tiesto kishin dijeni për këngën e Lorente-s – një element kyç për vërtetimin e shkeljes së autorësisë. Lorente kërkonte 3 milionë dollarë dëmshpërblim për "vuajtje mendore dhe dëmtim reputacioni".

“Don’t Be Shy”, e publikuar në gusht 2021, ishte debutimi në anglisht i Karol G dhe pjesë e albumit të shtatë të Tiesto-s.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing