Producenti i njohur Benny Blanco ka rrëfyer për herë të parë në mënyrë të sinqertë për jetën e tij personale dhe sfidat me çrregullimin obsesiv-kompulsiv (OCD) gjatë një interviste në podkastin Therapuss.
Ai tregoi se që në fëmijëri kryente rituale për të shmangur mendime të padëshiruara. Sot, ai përjeton simptoma si prekja e fytyrës apo kollitja e pavullnetshme, dhjetëra herë në ditë.
Pavarësisht sfidave, Blanco thotë se ka mësuar të menaxhojë zakonet më shqetësuese për të tjerët. “Ende e rregulloj gjithçka në dush që të jetë përballë – por kjo është e çuditshme edhe pa OCD,” u shpreh me humor.
Ai konfirmoi gjithashtu fejesën me këngëtaren dhe aktoren Selena Gomez dhe tha se planet për dasmën ende nuk kanë nisur: “Kam nevojë për një pauzë. Kam punuar shumë kohët e fundit.”