
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dasma e bujshme e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, dhe partneres së tij Lauren Sanchez ka qenë një nga eventet më të komentuar të javëve të fundit.
Me një organizim madhështor që kushtoi rreth 17 milionë euro dhe u zhvillua në Venecia, ceremonia zyrtare dhe festat që zgjatën tre ditë ishin të mbushura me yje të shumtë dhe momente të paharrueshme.
Megjithatë, mungesa e një prej artistëve më të mëdhenj në botë, Lady Gaga, në këtë dasmë ka ngjallur shumë spekulime dhe thashetheme në media. Në fillim u raportua se këngëtarja 39-vjeçare ishte planifikuar të performonte në këtë ceremoni madhështore.
Kjo la la shumë dyshime, duke bërë që mediat dhe fansat të spekulojnë për arsyet e mungesës së saj.
Një nga thashethemet më të përhapura ishte se Lady Gaga kishte kërkuar një tarifë prej pesë milionë eurosh për të kënduar në dasmën e Bezos, një shumë që themeluesi i Amazon dyshohet se nuk e pranoi.
Megjithatë, një burim i afërt me çiftin ka thënë për “Daily Mail” se këto spekulime janë të pavërteta dhe se mungesa e Lady nuk ka lidhje me çështjen e pagesës.
Sipas këtij burimi, asnjë ofertë serioze nuk është bërë kurrë për të angazhuar këngëtaren në dasmë.
Në fakt, nëse Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të kishin dëshiruar që ajo të performonte, një marrëveshje do të ishte realizuar pa asnjë problem.
“Lady Gaga merr oferta çdo sekondë dhe sigurisht që do ta kishte konsideruar ftesën për dasmën e Bezos, por nuk ka pasur asnjë ofertë serioze apo reale që të diskutohej”, shpjegon burimi.
Burimi shtoi se çifti miliarder kishte “opsione të pafundme” dhe ide të ndryshme për organizimin e dasmës së tyre dhe vendosën të shkojnë në një drejtim tjetër artistik dhe muzikor.
“Nëse do të kishte pasur një ofertë serioze, ajo do të ishte bërë, por kjo kurrë nuk ndodhi, prandaj nuk duhet të ketë polemika për Lady Gagën në lidhje me këtë dasmë”, përfundoi burimi.
Në përfundim, duket se mungesa e Lady Gagës ishte thjesht pjesë e zgjedhjeve artistike dhe organizative të çiftit, që donin një atmosferë dhe program të ndryshëm për ditën e tyre të veçantë.
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u zhvillua me sukses dhe pa performanca live, duke sjellë një festë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.