
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Porsche vazhdoi rekordin e saj me Taycan Turbo GT, i cili vendosi kohë të reja për makinën elektrike më të shpejtë të prodhimit serik në dy pista të famshme.
Porsche i ka specialitet vërtetë rekordet. Nuk është çudi që investon kaq shumë në potencialin e drejtimit të automjeteve të saj.
Sukseset e fundit vijnë nga dy pista. Në Road Atlanta në Georgia, piloti profesionist Patrick Long vendosi një kohë të re rekord prej 1:27.1 minutash në pistën 4.088 km të gjatë, më shumë se gjashtë sekonda më shpejt se rekordi i mëparshëm i vendosur nga Taycan Turbo S në vitin 2020.
Në Abu Dhabi, në Yas Marina Circuit, piloti i Formula 1, Ramez Azzam theu rekordin me një kohë prej 2:07.2 minutash në pistën 5.281 km të gjatë, vetëm 1.1 sekonda më shpejtë se rekordi i makinës turistike.
Ngarja u krye natën për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta gjatë ditës.
Të dy rekordet u arritën me Taycan Turbo GT të pajisur me paketën Weissach, prodhimi më i fuqishëm që Porsche ka prodhuar ndonjëherë, duke zhvilluar më shumë se 1,100 kuaj-fuqi në modalitetin Attack.
Këto suksese vazhdojnë serinë e thyerjes së rekordeve të Taycan Turbo GT, e cila tashmë ka thyer rekorde në Interlagos, Qarkun Ndërkombëtar të Shangait, Laguna Seca dhe pistën legjendare të Nürburgring, ku vendosi një kohë prej 7:07.5 minutash, 26 sekonda më shpejt se rekordi i mëparshëm.
Modeli përdor pezullimin e përparuar Porsche Active Ride dhe një ndërtim inteligjent të lehtë që është 75 kg më i lehtë se Turbo S. Nuk ka dyshim se historitë e thyerjes së rekordeve do të vazhdojnë të vijnë nga Porsche. /Telegrafi/