
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Prej sot, deri më 18 maj, në mbarë botën do të kremtohet Java Globale e Sigurisë Rrugore, një nismë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) e cila ka mandatuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe komisionet rajonale për të organizuar aktivitete që rrisin ndërgjegjësimin për sigurinë në rrugë.
Lëndimet nga aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjeve dhe paaftësisë globale, duke shkaktuar çdo vit rreth 1.2 milion viktima dhe deri në 50 milionë të plagosur. Këto aksidente janë vrasësi numër një për të rinjtë e moshës 5–29 vjeç, ndërsa këmbësorët dhe çiklistët përbëjnë mbi 25% të humbjeve të jetës në rrugë.
Java e 8-të ndërkombëtare për sigurinë rrugore përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të ndërmarrë veprime konkrete, në nivel kombëtar dhe lokal, me qëllim rritjen e sigurisë për këmbësorët dhe çiklistët. Fokusi është te zbatimi i ndërhyrjeve të qarta dhe të matshme nga qeveritë, organizatat ndërkombëtare, shoqëria civile, bizneset dhe shkollat.
Këto veprime do të kontribuojnë në promovimin e ecjes dhe çiklizmit si mjete transporti që janë jo vetëm të sigurta dhe të aksesueshme, por edhe të shëndetshme, miqësore me mjedisin dhe ekonomikisht të përballueshme.