Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ribashkohen pas 39 vitesh: Yjet e “Ferris Bueller’s Day Off” në një film të ri komedi

Film  |  08.05.2025 Ora 9:21   

Matthew Broderick dhe Alan Ruck, të njohur për rolet e tyre ikonike si Ferris dhe Cameron në komedinë klasike të vitit 1986 Ferris Bueller’s Day Off, po rikthehen së bashku në një projekt të ri filmik pas plot 39 vitesh.

Filmi i ri, me titull The Best Is Yet To Come, do të jetë një komedi e bazuar në një film francez me të njëjtin emër. Skenari është shkruar nga Allan Loeb, ndërsa regjinë do ta marrë Jon Turteltaub. Sipas raportimeve nga Deadline, marrëveshjet me dy aktorët janë në përfundim dhe xhirimet pritet të fillojnë gjatë kësaj vere.

Kjo ribashkim i shumëpritur pritet të sjellë një dozë të re humori dhe nostalgjie për adhuruesit e filmave të viteve '80.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing