Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Furrat në Prishtinë fillojnë rritjen e çmimeve, cilat produkte do të preken?

Vendi  |  21.04.2025 Ora 8:02   

Pas vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, disa furra në Prishtinë rritur çmimet për disa produkte, e gjatë javës së ardhshme me çmime më të larta produktet do të jenë në të gjitha furrat në kryeqytet.

Një nga furrat në kryeqytet të dielën ka filluar të shesë produkte me çmimet e reja, që janë më të larta.

Në këtë furrë të dielën buka e thekrës është shitur 0.80 centë nga 0.60 sa ka qenë. Një kroasant nga një 1 euro është bërë 1.20€, buka integrale nga 1 euro është bërë 1.20.

Ndërsa, buka nga 0.50 € pritet të bëhet 0.60€. Rritje të çmimit pritet të ketë edhe për byrekun në 1.60.

Pas ngritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 16.1% që do të hyjë në fuqi nga 1 maji, ekspertët e ekonomisë kishin paralajmëruar se kjo do të ndikojë edhe në ngritjen e çmimeve.

Paralajmërim për rritje të çmimit të bukës ka pasur edhe nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës./teve1/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing