Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bie prodhimi i energjisë në shkurt, importi kap shifra rekorde

Vendi  |  21.04.2025 Ora 7:58   

Prodhimi i energjisë elektrike ka pësuar një rënie të konsiderueshme gjatë muajit shkurt 2025, sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Prodhimi bruto ka arritur në 534.03 gigavat orë (GWh), duke shënuar një rënie prej 15.2 për qind krahasuar me shkurtin e vitit paraprak.

Në të njëjtën kohë, importi i energjisë elektrike ka shënuar rritje enrome. Sipas Doganës së Kosovës, gjatë tre muajve të parë të vitit 2025 janë importuar mbi 126 milionë euro energji elektrike:

Janar: 47,875,726.43 euro
Shkurt: 37,157,800.62 euro
Mars: 41,210,233.65 euro

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur vlera e përgjithshme e importit ishte rreth 44.3 milionë euro, këtë vit importi është trefishuar, duke shënuar një rritje prej rreth 82 milionë euro.

Në muajin shkurt 2025, importi energjetik arriti në 374.94 GWh, ndërsa eksporti ishte 132.32 GWh. Në të njëjtën periudhë, prodhimi i thëngjillit – që mbetet baza për prodhimin e energjisë në termocentralet vendore – ishte 658.12 mijë tonë, një rritje minimale prej 1.43 për qind në krahasim me vitin paraprak.

Nga ana tjetër, konsumi i energjisë elektrike ka ndjekur një trend në rritjeje, duke arritur në 536.32 GWh, që përbën një rritje prej 12.86 për qind krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, sipas ASK-së.

Nga janari i vitit 2021 deri në shkurt 2025, inflacioni kumulativ ka arritur në 24 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur mesatarisht për 37 për qind. Gjatë kësaj periudhe, çmimi i energjisë elektrike ka ndjekur një trend në rritje eksponenciale, duke rënduar gjithnjë e më shumë buxhetin e qytetarëve.

Termocentralet vazhdojnë të dominojnë prodhimin energjetik në vend, duke gjeneruar 503.11 GWh, ndërkohë që burimet e ripërtëritshme – përfshirë hidrocentralet, erën dhe energjinë diellore – kanë kontribuar me shifra shumë më të ulëta: 13.29 GWh dhe 17.63 GWh, respektivisht. /Nacionale

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing