Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

FBI krijon taskë forcë të vecantë për t’i identifikuar sulmet ndaj TESLA

Auto  |  25.03.2025 Ora 16:00   
FBI njoftoi të hënën krijimin e një task force që synon “të godasë sulmet e dhunshme ndaj Teslës”, një veprim që pason pas një mori incidentesh të tilla që duket se synojnë ta dëmtojnë qëllimshëm prodhuesin e makinave elektrike të Elon Musk.

Aktet e dhunës dhe vandalizmit janë parë prej muajsh kundër automjeteve dhe objekteve të Tesla-s, si stacionet e karikimit, krahas protestave në ekspozitat e Tesla-s që kritikojnë Musk, CEO i kompanisë, i cili po udhëheq përpjekjet e diskutueshme të administratës Trump për të zvogëluar fuqinë punëtore të qeverisë federale dhe për të zvogëluar agjencitë federale përmes Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE).

Task-forca e re do të punojë së bashku me Byronë e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve për të hetuar sulmet anti-Tesla, tha ndihmësdrejtori i FBI për Çështjet Publike Ben Williamson në një postim në X.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi së fundmi se do të godasë numrin në rritje të sulmeve kundër Tesla-s, duke përfshirë ngritjen e akuzave kundër disa individëve të akuzuar për hedhjen e koktejve molotov në pronat e prodhuesit të automjeteve.

"Ky është terrorizëm i brendshëm. Ata që janë përgjegjës do të ndiqen, kapen dhe sillen para drejtësisë," tha të hënën drejtori i FBI-së Kash Patel.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing