Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Restaurimi tremilionësh i muzeut me 50 mijë shtesë

Vendi  |  27.12.2024 Ora 16:59   
Veç dy muaj pasi Muzeut Kombëtar të Kosovës i është vënë dryni për procesin e “restaurimit të tërësishëm”, kontratës prej afro tre milionë eurosh, në emër të punëve shtesë i janë shtuar edhe gati 50 mijë euro të tjera.

Pa thirrje publike, krejt kjo është bërë me negocim në tavolinë me konsorciumin që po bën restaurimin.

Afro 100 mijë euro ka kushtuar vetëm projekti për të ndërhyrë në institucionin më të lartë muzeor në vend.

Për herë të parë do të intervenohet në depon e muzeut.
Problemet aty janë të shtresuara ndër vite.
Kushtet aspak brenda parametrave e nganjëherë edhe lagështia ka qenë e tepërt. Për disa muaj në një pjesë ka qëndruar edhe uji. MKRS-ja ishte vonuar për të blerë një motor për ta nxjerrë atë.

Por tash, me tre milionë synohet shumë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing