Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora

Vendi  |  26.12.2024 Ora 7:39   

Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht, do të përfundojë sot më 26 dhjetor 2024.

 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për RTKlive se në bazë të të dhënave, nga 29 gusht deri më 25 dhjetor, në orën 13:30, pas aplikimit përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org janë aprovuar 75,211 kërkesa për regjistrim, ndërsa 4,581 janë refuzuar. 

"Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre si dhe për mundësinë e ri-aplikimit për regjistrim, duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së", tha ai.

Sipas tij, nga 75,211 aplikime të aprovuara, 16,876 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike 11,769 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 46,566 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës. 

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar", tha Elezi./rtk

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing