Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Brenda tremujorit të parë të vitit 2025, udhëtarët do të mund të udhëtojnë vetëm përmes një bilete në të gjitha linjat e Trafikut Urban, thonë nga Komuna e Prishtinës, derisa çmimi ende nuk ështëpërcaktuar.
Brenda tremujorit të parë të vitit 2025, pritet të vihet në funksion bileta e integruar në trafikun urban në kryeqytet. Sipas komunarëve, vetëm me një biletë, udhëtarët mund të lëvizin në të gjitha linjat e trafikut urban, ndërsa çmimi ende nuk është caktuar.
“Është vetëm një biletë e cila mund të përdorën në të gjitha linjat e trafikut urban gjë që e lehtëson mjaftë shumë procesin teknik edhe të pajisjes me një biletë”, thotë Donat Lushaku, zëdhënës i komunës së Prishtinës.
Në komunë flasin edhe për ardhjen e autobusëve të rinj gjatë vitit 2025.
“ Edhe autobusët e rijnë janë në proces të ardhjes, kemi disa detaje teknike për tu përmbyllur”, thotë Lushaku.
Sipas drejtorisë së shërbimeve publike në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2025 pritet të vijnë 30autobusë prej të cilëve 24 dizell e 6 elektrikë
Ardhja e autobusëve është proklamuar nga komuna prej vitesh, por komunarët janë arsyetuar se vonesat po ndodhin për shkak të procedurave të Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, në vlerë prej 10 milionë eurosh./rtk