Sezoni i dytë i “Squid Game” do të lansohet sot në platformën Netflix.
Sezoni i parë i dramës jugkoreane u bë fenomen. Arriti rekorde duke u bërë seriali më i ndjekur në historinë e Netflixit kur u lansua më 17 shator 2021. Dhe vazhdon ta mbajë këtë primat.
I shkruar fillimisht si skenar filmi në vitin 2008, “Squid Game” u refuzua nga kompani të shumta produksioni koreano-jugore, përpara se të merrej nga Netflixi 10 vjet më vonë si pjesë e strategjisë për të zgjeruar programet e huaja.