Ish-yjet e "Beverly Hills 90210", Jennie Garth dhe Luke Perry, po zhvillojnë një sitcom së bashku. Disa herë janë parë së bashku kohët e fundit, duke i bërë fansat të mendojnë se mund të jenë në një lidhje, por në fakt ata janë duke punuar për një shfaqje të re që shpresojnë ta zhvillojnë, duke shfrytëzuar "kiminë" që kanë mes tyre.
Një përfaqësues i Jennie-t tha për RumorFix.com: "Ata kanë kaluar shumë kohë së bashku kohët e fundit sepse po punojnë për të zhvilluar një sitcom. Do të jetë një shfaqje 30-minutëshe me shumë kamera, tani kemi producentë dhe shkrimtarë dhe jemi duke u takuar me rrjete."
Jennie u nda nga aktori i 'Twilight Saga', Peter Facinelli, në mars pas 16 vitesh bashkë, dhe thuhet se ajo është më e sigurt se kurrë pas periudhës së vështirë pas ndarjes.
Një mik tha: "Ajo është më e lumtur se kurrë. Duket si Jennie e vjetër! Kur je e trishtuar, ose ha shumë ose bëhesh shumë e shëndetshme. Jennie po kujdeset për veten – ka marrë kontroll mbi situatën e saj."
"Ajo ishte më parë si: 'OK, le të më mbulojmë'. Tani është më e hapur për të argëtuar me rrobat e saj. Po ndjehet mirë në lëkurën e saj."