Amber Heard (38-vjeçe) është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
“Edhe pse shtatzënia është ende në fazat e hershme, shpresojmë se e kuptoni se nuk duam të hyjmë në shumë detaje”, tha përfaqësuesja e aktores për revistën People.
Megjithatë, nuk ka zbuluar nëse kjo do të vijë përmes një nëne surrogateje.
“Mjafton të thuhet, Amber është shumë e gëzuar, si për veten ashtu edhe për Oonagh Paige”, thuhet tutje, duke iu referuar vajzës së saj trevjeçare, të cilën ajo e lindi nëpërmjet një surrogate në prill 2021.
Heard dhe vajza e saj u larguan nga ShBA vetëm tre muaj pasi humbi një proces gjyqësor për shpifje kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp.
Depp, 61 vjeç, paditi ish-gruan e tij për 50 milionë dollarë në shkurt 2019, duke pretenduar se ajo shpifi për të në një artikull të Washington Post të vitit 2018, në të cilin foli për abuzim.
Depp përfundimisht fitoi çështjen dhe Heard u urdhërua t’i paguante atij 10 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 350,000 dollarë si dëmshpërblim.