Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sektori i mjedrës mbetet një nga sektoret me premtuese në Kosovë

Ekonomi  |  06.12.2024 Ora 7:57   

Ndonëse gjatë këtij viti fermerët e kultivimit të mjedrës u përballen me sfida si pasojë e kushteve klimatike, megjithatë sektori i mjedrës mbetet një nga sektoret me premtuese në Kosovë.

 

Kështu u tha në konferencës e 9-të të sektorit të Mjedrës, organizuar nga Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës”.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi.

Ai vlerësoi kultivimin e mjedrës si një element strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Mjedra me potencialin qe ka, ka dëshmua rëndësinë në bujqësi të Kosovës dhe ekonominë e saj. Mbi 2500 të punësuar janë në këtë sektor. Si ministri janë ndarë 300 milionë euro për fermerët, kurse 1.5 milionë euro janë dedikuar për këtë sektor. 96% të mjedrës eksportohet duke shkëlqye edhe me cilësi të lartë”, tha ai.

Drejtori i Shoqatës Nacionale “Mjedra e Kosovës”, Kujtim Lepaja foli për trendet dhe sfidat  e tanishme në prodhimin e mjedrës.

“Gjatë këtij vitit ka pasur mjaftë kërkesa në tregjet e huaja për mjedra. Ky vit ka qenë mjaftë i mirë dhe ka pasur rendimente të mira. Por në këtë vit kishte edhe sfida ku nga mesi i vitit ka pasur dëme të mëdha sidomos në Prizren për shkak të breshrit”, tha ai.

Kjo ngjarje bënë bashkë ekspertë, fermerë, donatorë, dhe akterë të tjerë të industrisë së bujqësisë, për të diskutuar mbi zhvillimin dhe mundësitë e sektorit të mjedrës në Kosovë dhe rajon./rk/Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing