Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Disa nga ngjarjet që janë paraparë të zhvillohen gjatë ditës
Mbahet Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kuvendin e Kosovës, mbështetur nga UN Women në Kosovë, organizon Konferencën “Vetëm Po, nënkupton Po”, në përgjigje të SDG 5. Konferenca ka për qëllim të trajtojë harmonizimin e legjislacionit vendor me Konventën e Stambollit në raport me dhunën seksuale. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu. (Kuvendi i Kosovës, salla 506, ora 09:00)
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) mban mbledhjen e radhës. (ZRRE, ora 10:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencën e 7-të “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”, me temën “Loja e barabartë - gratë në udhëheqje”. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 10:00)
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) organizon Ditën e Vizitorëve në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë” që është duke e realizuar në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Komunën e Gjakovës. Merr pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. (Aeroporti i Gjakovës, ora 10:15)
Kryetarja e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova informon mediat mbi zhvillimet e fundit publike të procedurave.(Platforma Zoom, ora 15:30)
Hapet ekspozita personale e Leart Hysenit. Ekspozita i kushtohet fëmijëve në repartin hematoonkologjik në Prishtinë, bazuar në përvojën personale të Leartit. (Open ART Gallery në Prishtinë, ora 18:00