Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa publikon datat për turneun e vitit 2025 të "Radical Optimism"

Muzikë  |  13.09.2024 Ora 8:46   
Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar datat për turneun e vitit 2025 të albumit “Radical Optimism”.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, krijuesja e hitit “New Rules”, bëri të ditur edhe shtetet në cilat do të performojë.

Turneu i vitit 2025 për albumin Radical Optimism nis më 20 mars në Melbourne të Australisë, për të vazhduar tutje në Zelandë të Re, në Evropë e më pas në Amerikë.

“Turneu i Radical Optimism për vitin 2025. Thanë se ju mungon Dua e vitit 2022. Mezi pres të sjell këtë spektakël tek ju”, shkroi Dua Lipa në një postim në Instagram.

Nëpërmjet fotografisë ju gjithashtu mund të shikoni datat e sakta dhe vendet në të cilat ajo do të performojë.
Albumi “Radical Optimism” është albumi i tretë në karrierë i artistes shqiptare, pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Future Nostalgia”.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing