Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Arrestohet Sean “Diddy” Combs

Muzikë  |  17.09.2024 Ora 11:00   
Reperi i famshëm amerikan Sean “Diddy” Combs është arrestuar në New York nën disa akuza që s’janë bërë publike, kanë njoftuar autoritetet federale.

Arrestimi i 54-vjeçarit vjen pas bastisjes së dy pronave të tij në Los Angeles dhe Miami në mars si pjesë e hetimeve për trafikim seksual.

Avokati i tij, Marc Agniflo, ka thënë se janë të zhgënjyer me arrestimin dhe se klienti i tij është “i pafajshëm”.
Muzikanti përballej me disa akuza për sulme seksuale deri në abuzim, përfshirë ish-partneren e tij Casandra “Cassie” Ventura. Reperi i ka mohuar të gjitha akuzat.

“Më herët gjatë mbrëmjes, agjentët federalë kanë arrestuar Sean Combs, bazuar në një rast të nisur nga Prokuroria e Distriktit Jugor i New Yorkut”, ka njoftuar prokurori Damian Williams.

Sipas tij, Prokuroria do t’i shpalosë planet në ditët në vijim dhe do të jepen më shumë detaje.
Combs përballej me disa padi, përfshirë dyshimet se ka dhunuar një të mitur dhe se e ka detyruar një burrë të bënte marrëdhënie me një tjetër burrë.

Avokati i tij ka thënë se Combs po pret që ta pastrojë emrin në gjykatë.

“Jemi të zhgënjyer me vendimin për ta zbatuar atë që ne e cilësojmë ndjekje të padrejtë”, ka thënë Agnifilo në një deklaratë me shkrim për BBC. “Sean ‘Diddy’ Combs është ikonë e muzikës, interpretues, njeri familjar dhe filantrop i dëshmuar që ka kaluar 30 vjetët e fundit duke bërë pasuri, duke u kujdesur për fëmijët e tij dhe për ngritjen e komunitetit të njerëzve me ngjyrë”.

Problemet ligjore të reperit nisën në nëntor të 2023-s kur Ventura e paditi. Dy gra të tjera e paditën në të njëjtën javë nën akuzat për abuzim dhe sulm. 

Reperi i kishte mohuar të gjitha akuzat atë kohë dhe një zëdhënës i tij e cilësonte padinë tentim për “t’i marrë para”.
Më pas në dhjetor, një tjetër padi civile u ngrit nga një grua për trafikim seksual nga Combs dhe dy burra të tjerë, kur ajo ishte 17-vjeçare.

Në shkurt sivjet, akuzat e reja u iniciuan nga ish-producenti i tij, Rodney Jones Jr. që tha se Combs e ka çuar drejt marrëdhënieve të padëshurara seksuale.

Combs ka mohuar gjithçka, por një muaj më pas pronat e tij u bastisën. Muzikanti u ndal në një aeroport në Miami teksa po përpiqej të largohej drejt Bahamas.

Shumica e akuzave erdhën para se të përfundojë Akti i të mbijetuarve të rritur në New York, që përkohësisht ua mundësonte njerëzve që pretendojnë se ishin abuzuar seksualisht, të ngrenë padi, edhe pse rastet kishin ndodhur shumë kohë më parë.
Në maj, një video e publikuar nga CNN-i tregonte reperin teksa e sulmonte këngëtaren Cassie.

Combs – që njihet edhe me emrat Puff, Puff Daddy, P Diddy, Love e Brother Love – është një nga reperët më të suksesshëm në histori.

 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing