Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Demi Lovato kërkon që të ketë “mbrojtje” për fëmijët yje

Të Tjera  |  06.09.2024 Ora 18:10   
Këngëtarja 32-vjeçare u bë e njohur si fëmijë, kur u shfaq në serialin televiziv “Barney and Friends”, dhe tani beson se yjeve të ardhshëm duhet t'u jepet më shumë ndihmë dhe mbështetje.

Në një trailer për një dokumentar të ri të quajtur 'Child Star', Demi ka thënë se “të gjithë donin të hynin në industri në moshë të re”.
Krijuesja e hitit “Cool for the Summer” rrëfeu se është shumë e shqetësuar për mirëqenien e yjeve të rinj.

Demi, e cila më parë ka luftuar me alkoolizmin dhe varësinë nga droga, është shprehur se e frikëson fakti që “këta fëmijë po fitojnë dhjetëra miliona dollarë”.

“Duhet të marrin mbrojtje”, ka kërkuar ajo.

Këngëtarja e muzikës pop ka qenë regjisore e dokumentarit “Child Star” dhe ajo është e vendosur të kontribuojë për këtë çështje.

“Unë dua që kjo të japë një pasqyrë se si është të bëhesh një fëmijë interpretues, pavarësisht nëse është aktrim apo përmes muzikës, sepse prindërit e mi nuk e kuptonin këtë para se të isha një yll fëmijësh”, ka thënë Lovato për “People”.

Demi thotë se prindërit e saj nuk e kuptuan kurrë presionin që ajo kishte.

Megjithatë, Demi ka pranuar se rrjetet sociale e kanë ndryshuar peizazhin për yjet e rinj.

“Është gjithashtu e rëndësishme sepse ne jemi tani në epokën digjitale me TikTok, YouTube dhe mediat sociale ku fëmijët po bëhen të famshëm në mënyra të ndryshme, kështu që është një epokë e re e fëmijëve yje. Prandaj kjo bisedë është shumë e rëndësishme”, ka thënë këngëtarja dhe aktorja e cila pësoi mbidozë gati fatale të drogës në vitin 2018.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing