Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjermania planifikon rritje të taksave për duhanin: Një pako cigare mund të kushtojë rreth 12 euro

Të Tjera  |  15.07.2026 Ora 8:42   

Qeveria gjermane po planifikon rritje të reja të taksave për produktet e duhanit, me synim uljen e numrit të duhanpirësve dhe rritjen e të ardhurave në buxhet.

Sipas një propozimi të Ministrisë së Financave, çmimi i një pakoje me 20 cigare pritet të rritet gradualisht deri në afro 12 euro deri në vitin 2030. Kjo është rreth 40 cent më shumë sesa ishte parashikuar më herët.

Rritja e taksave do të prekë edhe duhanin për pipë, purot dhe produktet elektronike si lëngjet për cigare elektronike.

Qeveria gjermane vlerëson se masat do të sjellin miliarda euro shtesë në buxhet, ndërsa synimi kryesor mbetet mbrojtja e shëndetit publik dhe ulja e konsumit të duhanit, veçanërisht te të rinjtë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing