Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Habit Sharon Stone: Do largohem nga Amerika nëse fiton Trump!

Të Tjera  |  26.07.2024 Ora 17:00   
Aktorja e njohur hollivudiane, Sharon Stone ka habitur së fundmi me deklaratën e sja.

Stone ka deklaruar se do të zhvendoset në Itali nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Aktorja e deklaroi publikisht se platforma e tij politike përmban elementë të “shtypjes dhe urrejtjes”.

“Sigurisht që jam duke menduar për një shtëpi në Itali. Është hera e parë në jetën time që shoh dikë që kandidon për një post të tillë me atë lloj prirjeje”, është shprehur 66 vjeçarja për mediat e huaja.

Ndërkohë, një mike e saj ka thënë për gazetarët se me shumë gjasa ajo do të transferohet në Francë.
“Sharon ka një shtëpi vërtet të bukur ku jeton me fëmijët e saj në Beverly Hills, por unë e di që ajo do të largohet, e ka pasur si dëshirë edhe vite më parë”, ka deklaruar ajo.

Sharon, e cila ka studiuar për art para se t’i futej aktrimit, po punon aktualisht me pikturën. Ka planifikuar që veprat e saj të paraqiten në një ekspozitë në Berlin të Gjermanisë dhe po ashtu në Romë.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing