Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

50 Cent thotë se paraja ia komplikon jetën romantike

Të Tjera  |  06.09.2024 Ora 18:08   
50 Cent beson se paratë ia kanë "komplikuar" jetën e tij të dashurisë.

Ylli 49-vjeçar i repit ka pasur sukses të madh që kur publikoi albumin e tij debutues solo, “Get Rich or Die Tryin”, në vitin 2003, dhe tani ai ka shpjeguar pse ai kurrë nuk është martuar.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, ka deklaruar në “The Late Shoë With Stephen Colbert” se është e kot të dalësh në një takim me një vajzë kur nuk ke interesim për asgjë.

50 mendon se dëshirat romantike shpesh mjegullojnë gjykimin e "shumicës së meshkujve".

Reperi i famshëm i cili më parë ka pasur lidhje me Daphne Joy dhe Vivica A. Fox ka thënë se ka bërë shumë gabime në këto raporte.

Artisti e ka kthyer vëmendjen kohëve të fundit drejt produksionit filmik dhe televiziv teksa e ka pranuar se është befasuar nga suksesi i tij.
"Albumi im i parë u shndërrua në debutimin më të madh në hip-hop, 13 milionë kopje të shitura, shfaqja e parë televizive që prodhova u bë shfaqja më e vlerësuar në të gjithë rrjetin”, ka thënë ylli i lindur në Nju Jork për The Hollywood Reporter.

50 Cent gjithashtu ka thënë se frymëzohet nga aktori dhe regjisori Tyler Perry.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing