Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sa para fitoi FSHF me Kombëtaren e Shqipërisë nga pjesëmarrja në Euro 2024?

Sport  |  28.06.2024 Ora 9:57   
Shqipëria mori vetëm një pikë dhe u eliminua në grupe në Euro 2024.

Humbjet me Italinë (2-1) dhe Spanjën (1-0), i bashkohet barazimi me Kroacinë (2-2), për t’i dhënë fund kampanjës në grupin më të vështirë të mundshëm.

Kombëtarja e Shqipërisë në Euro nuk luante vetëm për pikët dhe ngjyrat e kombit, por edhe për shpërblime të mëdha financiare nga UEFA.

Kështu, FSFH mori 9.25 milionë euro për arritjen e një vendi në Euro 2024.

Fitorja në grupe në këtë Kampionat Evropian vlente 1 milion euro, ndërsa barazimi kap vlerën e gjysmë milioni euro.
Shqipëria barazoi një herë.

Në total, pra, FSHF arkëtoi 500 mijë euro shtesë.

Nëse kësaj i shtojmë edhe shumën e kalimit në grupe, atëherë në arkat e FSHF-së shkuan gjithsej 9 milionë e 750 mijë euro.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing