Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Euro 2024, kompletohet faza e 1/16-shes

Sport  |  27.06.2024 Ora 10:07   
Me ndeshjet e fundit të ditës së tretë të grupeve E dhe F, është kompletuar fotografia për fazën e 16-shes të Euro 2024, janë përvijuar sfidat e raundit tjetër.

Faza me eliminim direkt nis të shtunën me sfidën Zvicër-Itali në Olympiastadion të Berlinit duke nisur nga ora 18:00, për ti lënë radhën më pas Gjermani-Danimarkë në Westfalenstadion të Dortmundit, ora 21:00.

Të dielën luhen dy ndeshjet e tjera: Angli-Sllovaki(18:00) dhe Spanjë-Gjeorgji(21:00). Të hënën, Franca përballet me Belgjikën(18:00), ndërsa Portugalia me Slloveninë(21:00). Rumani-Holandë, të martën në orën 18:00, ndërsa raundi mbyllet me sfidën Austri-Turqi në orën 21:00.

FAZA E 16-SHES

29 qershor, ora 18:00 ZVICER-ITALI në Olympiastadion, Berlin

29 qershor, ora 21:00 GJERMANI-DANIMARKË në Westfalenstadion, Dortmund

30 qershor, ora 18:00 ANGLI-SLLOVAKI në Arena AufSchalke në Gelsenkirchen

30 qershor, ora 21:00 SPANJË-GJEORGJI në RheinEnergieStadion në Këln

1 korrik, ora 18:00 FRANCE-BELGJIKE në Merkur Spiel-Arena në Düsseldorf

1 korrik, ora 21:00 PORTUGALI-SLLOVENI në Waldstadion në Frankfurt

2 korrik, ora 18:00 RUMANI-HOLAND në Allianz Arena në Mynih

2 korrik, ora 21:00 AUSTRIA-TURQI në Red Bull Arena në Leipzig
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing