Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shaqiri hyn në histori, i pari që shënon në gjashtë turne të mëdhenj ndërkombëtarë

Sport  |  20.06.2024 Ora 9:21   
Futbollisti shqiptar me shtetësi zvicerane, Xherdan Shaqiri, sonte është bërë i pari në histori të futbollit që shënon në gjashtë turnet më të mëdhenj ndërkombëtarë.

Shaqiri me Zvicrën shënoi në Kupën e Botës në vitin 2014 dhe në Kampionatin Evropian në vitin 2016.

Ai e vazhdoi traditën e shënimit të golave edhe në Kupën e Botës në vitin 2018, më pas në Kampionatin Evropian 2020, për ta bërë të njëjtën gjë në Kupën e Botës në vitin 2022 dhe sonte në Kampionatin Evropian 2024.

Deri më tani në kampionate Botërore dhe Evropiane, Shaqiri ka shënuar gjithsej 10 gola.
Golin e fundit Shaqiri e shënoi sonte kundër Skocisë në minutën e 23-të të ndeshjes.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing