Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zlatan Ibrahimovic "zbarkon" plot luks në javën e modës në Milano

Sport  |  25.09.2022 Ora 19:46   
Zlatan Ibrahimovic mbërriti me stil në eventin e Javës së Modës në Milano të shtunën pasdite.

Sulmuesi 40-vjeçar, i cili ka një vit të mbetur nga kontrata e tij me AC Milan, aktualisht është jashtë fushës pasi iu nënshtrua një operacioni ACL në maj.

Por kjo nuk e ndaloi suedezin të hipte në Porsche-n e tij përpara eventit të modës, pasi ai u buzëqeshi fotografëve jashtë Milanos.
Sulmuesi suedez mbush 41 vjeç muajin e ardhshëm dhe ishte diskutuar se ai do të ulte perden e karrierës së tij profesionale 23-vjeçare pasi iu nënshtrua një operacioni në gju në maj.

Megjithatë, Ibrahimovic ka premtuar se do t'i rikthehet futbollit 'së shpejti' pasi nënshkroi një zgjatje njëvjeçare me AC Milan në korrik.
Duke folur për La Gazzetta dello Sport, suedezi tha: “Do të kthehem së shpejti. Nuk do të dal në pension, po kthehem dhe nuk do të dorëzohem'.

Sulmuesi ka mbetur jashtë fushës për AC Milan pasi iu nënshtrua një operacioni ACL në maj

Sulmuesi ka kaluar tre sezone të plota në Milano që nga transferimi i tij nga LA Galaxy në vitin 2019 dhe ishte një anëtar integral i ekipit të tyre fitues të Scudetto-s vitin e kaluar.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing