Regjisorja e njohur Vjosa Berisha ka ndërruar jetë sot ne spitalin University College Hispital në Londër, ka shkruar në njoftimin e tij, bashkëshorti i saj Fatos Berisha.
“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi”, ka shkruar ai.