Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ikona afgane e National Geographic gjenë strehë të sigurtë në Itali

Të Tjera  |  26.11.2021 Ora 11:56   
 Të gjithë mbajnë në mend vajzën afgane me sy të gjelbërt, e cila në vitin 1985 kishte dalë në ballinën e National Geographic, duke u cilësuar si vajza me shikimin dhe sytë më të vecantë në botë. Ndryshe nga kjo foto që pasqyronte të bukurën dhe pafajësinë, vajza në fjalë pati një jetë të brishtë dhe me plotë sfida e tragjedi, derisa po jetonte në Afganistan.

Fotoja u bë në kohën kur ajo kishte ikur nga lufta në këtë vend, në vitin 1985 dhe ishte strehuar në një kamp refugjatësh, duke qenë vetëm 12 vjecare.

Pas kësaj, Sharbat Gula u shpërngulë në Pakistan dhe jetoi ilegalisht deri në vitin 2016, kur edhe u deportua për në Afganistan. Me ardhjen e talebanëve në pushtet këtë vit, mbijetesa për të u bë e pamundur. Si një nënë e ve dhe me 4 fëmijë, ajo sërish doli në ballinat e mediave ndërkombëtare, por tani krejt ndryshe.

Duke qenë në rrezik për jetën, Gula kërkoi sërish shpëtim nga talebanët. Është Italia vendi që tani i ka dhënë asaj strehë të sigurtë për të jetuar.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing