Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Gomezi i ri” i Stuttgartit, Enis Rexhepi rinovon kontratën

Sport  |  10.09.2026 Ora 16:52   

 

Talenti 18-vjeçar Enis Rexhepi po impresionon me paraqitjet e tij te Stuttgart dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur t’ia zgjasin kontratën deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Sulmuesi i Kombëtares U19 të Shqipërisë ka shkëlqyer në javët e para të sezonit, duke shënuar tetë gola në vetëm katër ndeshje në kampionatin gjerman U19.

Rexhepi së fundmi shënoi tre gola në fitoren 5-0 të Stuttgartit ndaj Vikingut në garat evropiane për të rinj, ndërsa më herët kishte realizuar pesë herë në fitoren 6-1 ndaj Bayern Munichut. Paraqitjet e tij kanë bërë që në mediat gjermane të krahasohet me ish-sulmuesin e njohur të Stuttgartit, Mario Gomez. Ai tashmë ka debutuar edhe me Stuttgart II në Ligën e Tretë gjermane, ndërsa klubi po e zhvillon me kujdes për ta përgatitur për një të ardhme në ekipin e parë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing