Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Finalja e Kupës së Botës 2030 pritet të zhvillohet pranë Kazablankës, sipas presidentit të Federatës Mbretërore Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa. Edhe pse FIFA ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht stadiumin e finales, Lekjaa ka deklaruar se ndeshja do të zhvillohet në provincën Benslimane, ku po ndërtohet stadiumi i madh Hassan II Grand.
Stadiumi, që pritet të përfundojë në vitin 2027, do të ketë kapacitet për rreth 115 mijë spektatorë dhe vlera e projektit parashikohet të jetë rreth 10.3 miliardë euro. Maroku, Spanja dhe Portugalia do të organizojnë pjesën kryesore të Botërorit 2030, ndërsa gjashtë ndeshjet e para do të zhvillohen në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai. FIFA ka mohuar më herët se presidenti Gianni Infantino i ka premtuar Marokut organizimin e finales.