Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aksionet e kompanisë mëmë të Google bien mbi 12%, humbin rreth 500 miliardë dollarë nga vlera e saj

Teknologji  |  30.10.2026 Ora 8:20   

Aksionet e Alphabet, kompanisë mëmë të Google, kanë shënuar rënien më të madhe ditore në historinë e saj, duke humbur më shumë se 12% të vlerës gjatë tregtimit të së enjtes.

Rënia ka fshirë rreth 500 miliardë dollarë nga vlera e kompanisë në treg, një prej humbjeve më të mëdha të regjistruara ndonjëherë brenda një dite.

Sipas analizës së CNN, shqetësimet e investitorëve lidhen me shpenzimet gjithnjë e më të mëdha të kompanive të teknologjisë për inteligjencën artificiale, si dhe me pasigurinë nëse këto investime do të sjellin fitime të mjaftueshme.

Shitjet tremujore të Alphabet kanë qenë më të ulëta se pritjet e analistëve, ndërsa investitorët janë shqetësuar edhe për ngadalësimin e rritjes së të ardhurave nga reklamat në motorin e kërkimit Google.

Një tjetër faktor shqetësues është se kompania ka regjistruar për të dytin tremujor radhazi fluks negativ të parasë së lirë. Vetëm në tremujorin e tretë, Alphabet ka shpenzuar 51.4 miliardë dollarë për investime kapitale, kryesisht në infrastrukturën për inteligjencën artificiale dhe qendrat e të dhënave.

Investitorët po vlerësojnë gjithnjë e më me kujdes se cilat kompani po i menaxhojnë në mënyrë të qëndrueshme këto shpenzime dhe nëse inteligjenca artificiale do të gjenerojë fitime në nivelin e pritur.

Ndërkohë, aksionet e Microsoft-it nuk pësuan rënie të ngjashme, pasi kompania raportoi fluks pozitiv të parasë së lirë prej 18.6 miliardë dollarësh në tremujorin e tretë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing