Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Britania e Madhe po përgatitet të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën moshën 16-vjeçare, me masën që pritet të hyjë në fuqi në mars të vitit të ardhshëm.
Rregullatori britanik për komunikime, Ofcom, ka propozuar katër mënyra për verifikimin e moshës së përdoruesve: përmes dokumenteve identifikuese, të dhënave bankare, teknologjisë për vlerësimin e moshës nga fytyra dhe identitetit digjital.
Masat synojnë të kufizojnë qasjen e fëmijëve në dhjetë platformat kryesore, përfshirë Instagramin, TikTok-un dhe Snapchat-in. Madje, edhe të rriturit mund të duhet të dëshmojnë se janë mbi 16 vjeç për të vazhduar përdorimin e këtyre platformave.
Sipas Ofcom-it, kompanitë teknologjike do të jenë përgjegjëse për zbatimin e kontrolleve, duke respektuar njëkohësisht privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Propozimet vijnë pas përvojës së Australisë, ku një ndalim i ngjashëm është zbatuar, por shumë fëmijë kanë arritur t'i anashkalojnë kufizimet.
Disa kompani teknologjike, përfshirë Meta-n, kanë propozuar që verifikimi i moshës të bëhet në nivel të pajisjes, në mënyrë që përdoruesit të mos kenë nevojë ta përsërisin procesin në secilin aplikacion.
Rekomandimet e Ofcom-it tashmë do të shqyrtohen nga Qeveria britanike, e cila pritet të marrë vendim deri në fund të vitit.