Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Arsenali dhe Newcastle United kanë shfaqur interesim për mesfushorin 17-vjeçar brazilian, Eduardo Pape, i cili konsiderohet një nga talentet premtues të futbollit brazilian. Edhe Bayern Munich po e përcjell zhvillimin e tij te Cruzeiro, ku luan me ekipin U20, pasi ende nuk ka debutuar me skuadrën e parë. Gjatë vitit të kaluar, Pape regjistroi tri gola dhe tri asistime në 32 paraqitje, ndërsa ka përfaqësuar edhe Brazilin në grupmoshat e reja. Kontrata e tij me Cruzeiron është e vlefshme deri në dhjetor të vitit 2029 dhe, sipas raportimeve, përmban një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh për klubet e huaja. Megjithatë, Nelson Ramos, president i klubit Azuriz, vlerëson se një transferim mund të realizohet për 20 deri në 25 milionë euro. Për shkak të rregullave për transferimin e futbollistëve të mitur, kalimi i tij në Angli nuk mund të realizohet para verës së ardhshme.